Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbrojtur politikën e tij për të vazhduar dialogun me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, sipas mediave të huaja.
Ai madje tha se Turqia nuk duhet të jetë fuqia e vetme që bisedon me Moskën dhe tashmë duhet të bëhen përgatitje për negociatat e paqes.
“Kush dëshiron që Turqia të jetë e vetmja fuqi botërore që vazhdon të bisedojë me Rusinë?”, tha presidenti tha në një takim të ambasadorëve francezë në Pallatin Elysee.
“Ne nuk duhet të dorëzohemi para asgjëje,” shtoi ai.
/abcnews.al