Macron: Të mos lejojmë botën të shkojë në kaos

schedule12:55 - 19 Nëntor, 2018

schedule 12:55 - 19 Nëntor, 2018

Presidenti francez tha në një fjalim në Bundestagun gjerman se Europa e ka obligim që të mos lejojë botën të rrëshkasë në kaos. Gjithashtu Macron kërkoi që BE të mos bëhet lodër e fuqive të mëdha.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për mardhënie më të ngushta mes vendit të tij dhe Gjermanisë, duke thënë që Europa “ka obligim që të mos lejojë që bota të rrëshkasë në kaos”. Macron ishte në Berlin për Ditën Kombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Luftës. Në një fjalim në parlamentin gjerman, ai tha se Europa nuk duhet të bëhet lodër e fuqive të mëdha.

Macron dëshiron një BE më të integruar, me një buxhet të përbashkët të eurozonës. Ai gjithashtu dëshiron mbështetjen e Gjermanisë për një ushtri europiane, për të cilën ka thënë se do të reduktojë varësinë e bllokut ndaj SHBA-ve dhe një taksë të re për gjigandët e teknologjisë së internetit. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur përkrahjen paraprake për disa nga këto ide, por të tjerët janë kontraverse në Berlin. Udhëheqësi francez foli për forcat nacionaliste “pa kujtesë” dhe kërkoi forca progresive për t’u bashkuar në një botë të pasigurtë.

“Ka shumë fuqi që duan të na pengojnë, që të ndërhyjnë në debatet tona publike, të sulmojnë demokracitë tona liberale dhe po përpiqen të na vendosin kundër njëri-tjetrit“, tha ai.

“Dhe në këtë rend global, të cilin duhet ta marrim shumë seriozisht, forca jonë, forca jonë e vërtetë, qëndron në unitet”.

Përsëri ky është një sulm, edhe pse jo i drejtëpërdrejtë, ndaj presidentit amerikan, Donald Trump. Macron dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë patën një konfrontim jo të zakonshëm gjatë dhe pas ceremonisë për përkujtimin e fundit të Luftës së Parë Botërore. Trump e sulmoi atë me disa mesazhe në Tëitter, madje duke kërcënuar me vendosje tarifash për importimin e verës. Macron nuk i është përgjigjur këtyre sulmeve, por ka vendosur theksin tek lufta kundër nacionalizmit dhe përçarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!