Pushtimi rus i Ukrainës zgjoi NATO-n, tha Emmanuel Macron, pothuajse katër vjet pasi ai e quajti Aleancën “të vjetruar”.
“Në dhjetor 2019, fola ashpër për NATO-n, duke nënvizuar dimensionet që ekzistonin atëherë brenda saj midis Turqisë dhe fuqive të tjera duke thënë se aleanca ishte vjetruar,” tha Macron në një fjalim në samitin e sigurisë GLOBSEC në Bratislavë.
“Unë mund të them sot se Vladimir Putin e ringjalli atë me goditjen më të keqe elektrike,” shtoi ai.
Macron kishte zemëruar disa aleatë me kritikat e tij ndaj NATO-s, veçanërisht në anën lindore të aleancës, ndërkohë që këkonte të nxiste vendet për të rritur aftësinë mbrojtëse të Europës dhe për të krijuar një politikë të jashtme më të pavarur.
Donald Trump, i cili ishte president i SHBA-së në atë kohë, i kishte shtyrë vendet anëtare të NATO-s të rrisnin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe i quajti komentet e Macron “shumë të këqija”.
Presidenti francez theksoi në të njëjtin forum të sigurisë dëshirën e tij që vendet anëtare të BE-së të diskutojnë perspektivën e thellimit të bashkëpunimit të tyre për të përvetësuar aftësi sulmuese dhe për të garantuar sigurinë e tyre.
Macron ftoi ministrat europianë të mbrojtjes për të diskutuar këtë çështje në një konferencë në Paris më 19 qershor dhe u kërkoi vendeve të BE-së të blejnë pajisje mbrojtëse të prodhuara nga Europa.
Ai theksoi se qëllimi nuk është zëvendësimi i NATO-s me një marrëveshje mbrojtëse të dominuar nga franko-gjermanët, por ndërtimi i “një Europë të fortë”.
/abcnews.al