Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se të gjithë të rinjtë nga mosha 18-25 vjeç do të marrin prezervativë falas nga data 1 janar i vitit 2023.
“Në farmaci prezervativët do të jenë falas për moshat 18-25, duke filluar nga data 1 janar. Është një revolucion i vogël”, tha ai.
Lideri i Parisit, e bëri deklartën me rastin e një cikli të të ashtuquajturit Këshilli Kombëtar i Rithemelimit (Cnr), kushtuar shëndetit të të rinjve në Fontaine-le-Comte, pranë Poitiers.
/abcnews.al