Macron poston foton e pazakontë, me këmishë gjysmë të zbërthyer ekspozon gjoksin me qime

schedule20:49 - 18 Prill, 2022

schedule 20:49 - 18 Prill, 2022

Ndërsa zgjedhjet presidenciale në Francë janë afër, Presidenti Emmanuel Macron ka publikuar një seri fotografish joformale në një përpjekje për të siguruar sa më shumë mbështetje nga votuesit e rinj.

Gjashtë ditë para votimit presidencial, fotografi personal i Macron postoi disa fotografi nga prapaskenat e Presidentit francez në mediet sociale.

Në njërën prej fotove, Macron shihet i shtrirë në një divan të verdhë me këmishën e tij gjysmë të zbërthyer, duke zbuluar qimet në gjoks.

Një sondazh i Ipsos-Sopra Steria dje tregoi se Macron ka fituar epërsi, por “vetëm pak.”

Nga sondazhi doli se Macron ka 55.5% mbështetje ndërsa Le Pen 44.5%. Marzhi i gabimit u vendos deri në 2.4 pikë.

Kjo vjen pasi Macron e tërhoqi fushatën dhe “goditi” rivalen e tij në një miting dje në Marsejë.

Ai tha: E djathta ekstreme përfaqëson një rrezik për vendin tonë.

Marine Le Pen është zotuar të mbajë një referendum për rivendosjen e dënimit me vdekje nëse ajo zgjidhet Presidente.

Kandidati i Tubimit Kombëtar tha: Unë dua që referendumi të bëhet një mjet klasik operativ.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!