Presidenti francez Emmanuel Macron u takua me homologun Iranian Rouhani në Nju Jork, në përpjekje për të bërë ndërmjetësuesin për çështjen e programit bërthamor. Një iniciativë që nuk u prit mirë nga presidenti amerikan Donald Trump.
Vetëm pak orë pas deklaratës së përbashkët me anë të së cilës Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania u rreshtuan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke fajësuar Iranin për sulmin ndaj rafinerive saudite, presidenti francez Emanuel Macron u takua me liderin iranian Hasan Rouhani në Nju Jork, ku të dy marrin pjesë në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.
Një takim ku Macron ishte sërish në rolin e tij të ndërmjetësuesit pas një takimi analog në samitin e G7-ës në Biaritz, duke apeluar që Teherani të respektojë marrëveshjen e 2015-s për programin bërthamor.
Por kreu i Shëtpisë së Bardhë, Donald Trump, reagoi duke thënë se Irani ka ndërmend të bëjë diçka dhe në këtë pikë nuk është aspak nevoja për një ndërmjetësues. Franca është një vend mik theksoi ai, por nëse Teherani do të vendosë, atëherë e di se me kë duhet të flasë, shtoi Trump.
Irani u tërhoq nga marrëveshja duke akuzuar fuqitë e mëdha se nuk po e respektonin. Në këtë çështje ka ndërhyrë dhe kryeministri britanik Boris johnson i cili u shpreh se çfarë do kundërshtimet të ketë për marrëveshjen e vjetër është moment për të bërë një hap para dhe për të arritur një marrëveshje të re. Por Teherani ka refuzuar idenë e një raundi të ri negociatash duke thënë se marrëveshja është dhe ajo duhet respektuar./ABC News Albania 24/7