Macron: Nuk do të ndërhyjmë nëse Rusia sulmon me armë bërthamore Ukrainën

schedule12:43 - 13 Tetor, 2022

schedule 12:43 - 13 Tetor, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca nuk do të përgjigjet me përdorimin e armëve bërthamore nëse Rusia i përdor ato kundër Ukrainës, sipas skynews.

“Doktrina jonë mbështetet në interesat themelore të kombit. Ato janë të përcaktuara qartë dhe nuk do të prekeshin fare nëse, do të ndodhte një sulm bërthamor në Ukrainë”, tha ai.

Kjo është hera e parë që Macron foli për doktrinën e parandalimit të armëve bërthamore. Por pavarësisht kërcënimeve të tij, nuk ka pasur asnjë tregues se presidenti rus Vladimir Putin do të përdorë armët bërthamore.

Udhëheqësi francez tha se Putin duhet të diskutojë paqen në Ukrainë dhe se ai mendon se Kievi do të duhet të negociojë me të në një moment.

“Sot, para së gjithash, Vladimir Putin duhet të ndalojë këtë luftë, të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe diskutojnë paqen”, tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!