Macron në takim me Ramën, nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve

schedule10:41 - 17 Tetor, 2023

schedule 10:41 - 17 Tetor, 2023

Shqipëria dhe Franca nënshkruan sot 4 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Emmanuel Macron në Tiranë.

Marrëveshjet u nënshkruan në praninë e Presidentit Macron dhe Kryeministrit Edi Rama dhe shkojnë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve, pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve.

Marrëveshja e parë është udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, nënshkruar për palën shqiptare nga zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Marrëveshja e dytë u nënshkrua për palën shqiptare nga drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Ilir Beqaj.

Marrëveshja në fushën e kulturës u nënshkrua nga homologët e të dyja vendeve, ndërsa marrëveshja e fundit deklaratë qëllimi mes ministrive të Brendshme të Shqipërisë dhe Francës u nënshkrua nga ministrat respektivë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!