Macron në Pallatin e Brigadave: Miqësia mes dy popujve është e hershme

schedule22:24 - 16 Tetor, 2023

schedule 22:24 - 16 Tetor, 2023

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se miqësia mes popullit të Shqipërisë dhe të Francës, është e hershme.

Deklaratën, Macron e bëri mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku u nderua edhe nga kryeministri Edi Rama.

Macron shtoi se edhe vitet e errëta të totalitarizmit në Shqipëri, nuk mund të thyenin afërsinë mes dy popujve.

“Miqësia mes dy popujve tanë është shekullore, juve e përmendët. Madje as tallazët e historisë, vitet e errëta e totalitarizmit që e munduan vendin tuaj, nuk mundën të thyenin këto afërsi, që e marrin forcën e tyre nga vetë agu i pavarësisë suaj. Të gjithë e dinë që Republika Shqiptare e Korçës, e frymëzuar nga modeli ynë republikan i shpallur në dhjetor 1916, e mbrojtur nga ushtria franceze, ishte tharmi i Shqipërisë moderne. Shqiponja e zezë, në sfond të kuq, flamuri i Skëndërbeut valvitej në ballkonin e prefekturës, përkrah flamurit tonë trengjyrësh, si ogur me dy koka i miqësisë tonë aktuale”, theksoi ai.

Macron mbërriti këtë të hënë në Tiranë dhe vizita e tij, është e para e një presidenti francez në vendin tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!