Macron në Beograd: Veprimet e njëanshme të Kosovës, sinjal jo i mirë

schedule22:09 - 29 Gusht, 2024

schedule 22:09 - 29 Gusht, 2024

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Serbi është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Nga Serbia, Macron ka komentuar situatën në veri të Kosovës, duke thënë se është i shqetësuar me aksionet “e njëanshme” të Kosovës.

Sipas tij, këto nuk janë një sinjal i mirë për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Beograd, Macroni tha thënë: “Franca do të “ndjekë me kujdes të gjitha kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë. Në këtë aspekt, jemi veçanërisht të përkushtuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Gjithashtu Macron ka deklaruar se mesazhi kryesor i tij është për vendosmëri dhe besim që të arrihet përparim në raportet Kosovë-Serbi.

“Do të vazhdojmë të përkrahim ndërmjetësimin evropian, në mënyrë që të arrihet përparim në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, që janë kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këto raporte tuaja me të gjithë partnerët do të përmirësohen, e ne do të kemi lëvizje të lirë dhe jetë më të mirë për njerëzit”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!