Macron, Merkel dhe Putin pro ndërmjetësimit të OSBE në çështjen e Bjellorusisë, Lukashenko me “dy mendje”

schedule19:55 - 20 Gusht, 2020

schedule 19:55 - 20 Gusht, 2020

Në një kohë kur presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel janë pro ndërmjetësimit të OSBE në çështjen e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, vetë Alexander Lukashenko është ngurres.

Kështu shprehet me anë të një postimi në Twitter, Sylvie Kauffmann, drejtuesja edititoriale e perstigjozes Le Monde.

Sylvie Kauffmann shkruan në Twitter:

“Macron & Merkel për #Bjellorusinë: Kemi pasur disa biseda me Putin, ne i kemi sugjeruar ndërmjetësismin e OSBE, Putin është dakord, por Lukashenko ka ngurruar.

Kujtojmë këtu se kryeministri Rama, në cilësinë e kryetarit në detyrë të OSBE-së i ka ofruar Bjellorusisë të ndërmjetësojë një dialog mes qeverisë dhe opozitës për zgjidhjen e situatës së krijuar pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!