Macron mbron të drejtën e azilit: Është e gabuar të harrosh të drejtat themelore të Republikës

schedule14:02 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 14:02 - 11 Dhjetor, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron foli në favor të së drejtës për azil gjatë fjalimit të tij në Paris, me rastin e 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

“Franca ruan traditën e saj të gjatë të azilit për të gjithë ata, të drejtat e të cilëve kërcënohen në vendin e tyre dhe ne do të vazhdojmë ta mbrojmë këtë të drejtë për azil.

Është ajo që mbron ata që luftojnë për lirinë, e cila u projektua në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur kaq shumë njerëz pa shtetësi po lëviznin nëpër Europë”, tha Macron gjatë fjalimit të tij në Palais de Savoy në Paris, ku u hartua Deklarata e vitit 1948.

“Të mendojmë të zgjidhim problemet tona duke harruar këto të drejta, të cilat janë vetë baza e Republikës sonë, për sa i përket Francës, por edhe vetë identiteti i Europës sonë, do të ishte e gabuar, jo vetëm politike por morale”, shtoi ai, duke theksuar se Franca mbështet gratë afgane, të drejtat themelore të të cilave sot janë shkelur pas kthimit të talebanëve në pushtet në vitin 2021.

Presidenti francez mbrojti më gjerësisht parimet e të drejtave të të njeriut, duke nënvizuar se këto parime nuk janë kulturore, nuk janë perëndimore, nuk janë të kufizuara gjeografikisht, duke denoncuar në të njëjtën kohë revizionizmin modern, që po rishfaqet kudo.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!