Fjalimi i fitores, Macron: Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua, jam President i të gjithëve

schedule21:47 - 24 Prill, 2022

schedule 21:47 - 24 Prill, 2022

Presidenti francez i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Emannuel Macron mbajti fjalimin e tij të fitores në podiumin e Kullës Eiffel.

Macron mbërriti i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte, nën tingujt e himnit evropian (Beethoven’s Ode to Joy).

Fillimisht ndaloi dhe përshëndeti mbështetësit duke i shtrënguar duart.

Në fjalën e tij ai falënderoi popullin francez dhe ata që e mbështetën.

“Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua,” thotë ai.

Mbështetësit thërrisnin “dhe një dhe dy dhe pesë vjet të tjera”.

Presidenti tha se është i vetëdijshëm që shumë e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme.

Lexo edhe: Le Pen flet pas zgjedhjeve presidenciale në Francë: Të përgatitemi për zgjedhjet legjislative

Ai i bëri thirrje mbështetësve të tij që mos i shajnë ata që votuan kundërshtaren e tij, Marine Le Pen.

“Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre’, tha Macron.

“Unë do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe barazi mes burrave dhe grave. Ne duhet të tregojmë respekt sepse vendi ynë është kaq i ndarë… askush nuk do të lihet anash”, shtoi ai.

Presidenti tha gjithashtu se “kjo epokë e re nuk do të vazhdojë me metodat e pesë viteve të fundit”.

“Lufta e Ukrainës tregon se ne po jetojmë kohë tragjike”,  dhe shton se Franca duhet të ndërtojë forcat e saj.

Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se është krenar që i shërben sërish popullit francez./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!