Macron: Lufta në Ukrainë është një problem global

schedule11:47 - 16 Qershor, 2024

schedule 11:47 - 16 Qershor, 2024

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha gjatë Konferencës së Paqes për Ukrainën në qytetin zviceran të Brigenstock se lufta në Ukrainë është një problem global.

“Kjo luftë është një problem global”, tha Macron dhe vuri në dukje se temat kryesore të konferencës, rreth së cilës është e rëndësishme të mblidhen të gjithë liderët botërorë, janë “siguria e ushqimit, siguria bërthamore dhe çështjet humanitare”.

E para që iu drejtua pjesëmarrësve të Konferencës së Paqes për Ukrainën ishte presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, duke theksuar se procesi i paqes është i paimagjinueshëm pa Rusinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!