Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi ka akuzuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan se nuk e ka mbajtur fjalën përsa i përket ndërhyrjesnë konfliktin në Libi.
Gjatë një takimi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, presidenti francez është shprehur se ditët e fundit kanë parë anijë turke duke shoqëruar mercenarë sirianë që kanë arritur në tokën e Libisë.
“Është shkelje e pastër e asaj për të cilën është zotuar presidenti Erdogan në konferencën e Berlinit”, ku liderët botërorë kanë premtuar se do të qëndrojnë larg konfliktit. Është dështim i mbajtjes së fjalës”, ka thënë lideri francez.
Ndërkohë qeveria e Libisë, nga prilli i kaluar është njohur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli, ka luftuar kundër luftëtarëve të komandantit të pozicionuar në lindje të shtetit, Khalifa Haftar.
Ndonëse qeveria e Fayez al-Sarrajt njihet nga Kombet e Bashkuara, fuqitë botërore janë të ndara rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë këtë vend. Kjo qeveri mbështetet nga Katari dhe Turqia, e cila së fundmi ka dërguar trupa në Libi për t’i ndihmuar Sarrajt.
Moska dyshohet se mbështet Haftarin, mirëpo mohon se financon mercenarë rusë në tokën e Libisë./abcnews.al