Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron komenton bisedën me Putinin: S’ka asnjë përparim për çështjen e Ukrainës

schedule16:49 - 4 Korrik, 2025

schedule 16:49 - 4 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ditët e fundit ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Macron është shprehur se në bisedimet e zhvilluar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Ukrainës, nuk ka pasur rezultate të mira.

Siç tha ai, nuk është arritur ndonjë përparim i konsiderueshëm në bisedimet me Rusinë

Macron gjithashtu vuri në dukje se dallimet midis Parisit dhe Moskës mbeten të pakapërcyeshme.

“Nuk mund të them se ka pasur ndonjë përparim në bisedime, pasi së pari është e nevojshme të arrihet një marrëveshje për një armëpushim dhe të rifillohen negociatat. Armëpushimi duhet të hapë rrugën për paqe”, ka thënë ai.

Udhëheqësit e Francës dhe Rusisë folën gjithashtu për çështjen bërthamore të Iranit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!