Macron i vendosur: Nuk heq dorë nga reforma e pensioneve

schedule07:16 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 07:16 - 19 Dhjetor, 2019

Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk heq dorë nga reforma në sistemin pensional, ndonëse kanë shpëtrthyer protestat.

Macron duke mbajtur nje fjalim në pallatin Elysee, ndërsa tha se nuk do të heq dorë nga reforma e cila shkaktoi reagime dhe kritika në vend.

Presidenti francez theksoi se mosha e daljes në pension mund të ndryshohet, ndërsa kryeministri Edouard Philippe kërkoi që bisedimet për këtë çështje të vazhdojnë gjatë festave të Krishtlindjeve.

Arsyeja e pakënaqësisë së qytetarëve nga reforma e paralajmëruar është se sindikatat besojnë se zbatimi i reformës do të detyrojë miliona punëtorë të punojnë më gjatë deri në pension.

Në Francë, protestat dhe greva vazhdojnë edhe sot, në ditën e katërmbëdhjetë, për reformën e pensioneve që administrata Macron synon të zbatojë. Shumica e linjave të metrosë edhe gjatë ditës së sotme nuk funksionojnë dhe ka turma të mëdha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!