Presidenti francez Emmanuel Macron do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II, në Londër, dhe foli me telefon me Mbretin Charles III për të shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e nënës së tij, njoftoi presidenca franceze.
“Kreu i shtetit i shprehu ngushëllimet e sinqerta mbretit dhe mbështetjen e tij. Ai i shprehu trishtimin e francezëve për lajmin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II”, ndërsa shtoi se mendimet e tyre janë me britanikët”, theksoi Pallati Elysee.
“Presidenti i Republikës i uroi çdo sukses mbretit dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar punën që kanë kryer së bashku vitet e fundit për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke filluar nga mbrojtja e klimës dhe planetit”, shtoi presidenca franceze.
“Të hënën do të jem në Londër për të marrë pjesë në funeralin”e Mbretëreshës Elizabeth”, kishte njoftuar vetë Macron më herët në Twitter.
“Lidhjet midis Francës dhe Britanisë janë të pathyeshme. Ne do të vazhdojmë t’i zhvillojmë ato, duke ndjekur rrugën e hapur nga Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth II”, shtoi presidenti francez në një postim të dytë. /abcnews.al