Macron flet pas takimit me Erdogan: Atmosferë miqësore, por pa falje

schedule19:47 - 14 Qershor, 2021

schedule 19:47 - 14 Qershor, 2021

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë Samitit të NATO-s zhvilloi një takim me homologun Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa u shpreh se biseda ishte miqësore, por pa kërkuar falje për deklaratat fyese të disa muajve më parë ku kreu i shtetit turk u shpreh se “ka nevojë për trajtim mendor”.

Për më tepër, në Samitin e NATO-s, Macron tha se Erdogan konfirmoi dëshirën e tij që mercenarët të largoheshin sa më shpejt nga Libia, ndërsa ishte dakord të bashkëpunonte me Francën në lidhje me tërheqjen e tyre.

Marrëdhëniet e Parisit me Ankaranë u përkeqësuan, kryesisht për shkak të krizës në Libi. Turqia ka vendosur një ushtri në Libi, bazuar në një marrëveshje me qeverinë e mëparshme të atij vendi.  Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!