Presidenti francez Emmanuel Macron tha gjatë samitit të NATO-s se duhet të zhvillohet një konferencë partnerësh për tw organizuar ndihmat për rindërtimin dhe shpenzimet e nevojave të para për Shqipërinë.
Macron theksoi se Franca është e gatshme që ta mikpresë një konferencë të tillë.
“Kam një mesazh miqësie e mbështetjeje për miqtë tanë shqiptarë. Shqipëria është përballur me tërmete të tmerrshme javën e fundit me mbi 50 të vdekur, me mijëra njerëz që kanë humbur banesat e tyre, me familje në zi. Franca ka dërguar që në orët e para ekipe të sigurisë civile që kanë bërë një punë të shkëlqyer siç Kryeministri Rama e evidentoi dje, kur ua tha zyrtarisht dje në vendin e tij. Ne do vazhdojmë bashkëpunimin teknik. Dua t’i shpreh Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithë mbështetjen time. Uroj që javën e ardhshme gjatë samitit të Këshillit Europian ne të kemi një qëndrim të përbashkët mbi këtë çështje dhe dua që të arrijmë të organizojmë një konferencë partnerësh, publike e private njëkohësisht për të organizuar dhurimet për rindërtimin dhe shpenzimet e nevojave të para për Shqipërinë. Franca është krejt e gatshme që ta mikpresë një konferencë të tillë, por ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti për Shqipërinë. E në këtë pikë, nuk pajtohem me shkëputjen e Shqipërisë me Maqedoninë e veriut. Dua të jem shumë i qartë. Mendoj se në planin gjeopolitik si dhe për çështje të ekuilibrit në rajon, nuk më duket gjë e mirë ndarja e axhendave. Pra këtu dua të jem krejt i qartë. Ç’ka relativizon edhe propozimin e bërë. Kishte shumë rreth tryezës që i thanë PO”, tha Macron./abcnews.al