Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron dhe Merz skeptikë për negociatat ruso-amerikane për Ukrainën

schedule22:02 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 22:02 - 4 Dhjetor, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz paralajmëruan Ukrainën lidhur me negociatat ruso-amerikane për paqen, sipas një bisede konfidenciale, të raportuar nga revista gjermane ”Der Spiegel”.

Sipas një transkripti të bisedës konfidenciale të cituar nga ”Der Spiegel”, Macron dhe Merz shprehën skepticizëm të fortë mbi përpjekjet e qeverisë amerikane dhe dërguarve të saj për të negociuar një paqe midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në raportin e botuar sot, gazeta tha se gjatë bisedës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët e tjerë evropianë, Macron paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund ta tradhtonin Ukrainën sa i përket koncesioneve territoriale dhe garancive për të siguruar ndonjë marrëveshje.

”Ekziston një mundësi që SHBA-ja të tradhtojë Ukrainën në lidhje me territorin pa qartësi mbi garancitë e sigurisë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!