Presidenti francez Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë këtë të premte me kryeministrin e izraelit Benjamin Netanyahu, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit me Palestinën.
Në këtë bisedë të zhvilluar së bashku, Macron bëri thirrje për paqe në rajon.
Më herët në një komunikim për mediat, Macron ka dënuar sulmet me raketa. Gjithashtu ai shprehu shqetësim edhe për civilët në Gaza.
Kujtojmë se Netanyahu u shpreh i bindur se Izraeli nuk ka në plan të dorëzohet në sulmet e tij kundër Hamasit në Gaza.
“Ata sulmuan kryeqytetin tonë, ata qëlluan me raketa në qytetet tona. Ata po paguajnë dhe do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë për këtë, ”tha ai.
/abcnews.al/