Emmanuel Macron, duke mirëpritur kryeministrin armen Nikol Pashinyan në Elysee, i bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të ulen “pa vonesë” në tryezën e bisedimeve për paqen.
“Përdorimi i forcës ushtarake nuk mund të jetë zgjidhja për Armeninë apo Azerbajxhanin dhe dialogu duhet të rikthehet menjëherë”, theksoi ai.
“Të gjitha çështjet e pazgjidhura, dhe këto janë shumë, ne e dimë, duhet të trajtohen ekskluzivisht përmes negociatave”, këmbënguli ai.
Përleshjet e përgjakshme, që lanë afro 300 të vdekur, shpërthyen më 13 shtator në kufirin mes dy vendeve, të cilat fajësojnë njëri-tjetrin për luftimet, më të rëndat që nga lufta e vitit 2020 për kontrollin e enklavës së Nagorno-Karabakut. /abcnews.al