Macron: Ambasadori francez po mbahet peng në Niger

schedule12:13 - 16 Shtator, 2023

schedule 12:13 - 16 Shtator, 2023

Ambasadori Francez ne Nigeri dhe diplomatë të tjerë nga Parisi po mbahen peng në godinën e Ambasadës Franceze në këtë vend të Afrikës Perendimore.

Kështu deklaroi Macron, duke folur me gazetarët gjatë një vizite në rajonin e Côte D’Or në Francë këtë të premten,

Macron tha se “u ndalua dërgimi i ushqimit” në ambasadën në Niamey dhe se ambasadori tani “po hante racione ushtarake”.

“Ambasadori, Sylvain Itte, nuk mund të dalë, ai është persona non grata dhe atij i refuzohet ushqimi”, ka deklaruar Macron.

Pasi mori kontrollin e vendit të Afrikës Perëndimore në korrik, junta ushtarake urdhëroi ambasadorin Itte të largohej nga vendi. Më vonë ai ia hoqi vizën dhe udhëzoi policinë që ta dëbonte, por diplomati francez mbeti në Nigeri.

Presidenca dhe autoritetet franceze deklaruan se nuk e njohin autoritetin e juntës ushtarake dhe vendimet e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!