Një e moshuar nga Britania e Madhe ka shpëtuar falë maces së saj, pasi kishte rënë në një luginë.
83-vjeçarja kishte që të dielën që mungonte në shtëpi dhe policia ishte në kërkim të saj.
Një nga fqinjët e saj e kishte vërejtur macen e quajtur Piran, e cila vazhdimisht po mjaullinte, duke u munduar të merrte vëmendjen nga cepi i një fushe afër shtëpisë së të moshuarës.
Në ato momente, fqinji i saj Tamar Longmuir 38-vjeç, ndoqi macen për ta lokalizuar 83-vjeçaren.
Sipas autoriteteve gruaja e vjetër kishte rënë 70 metra poshtë dhe terreni ishte i vështirë.
“Ashtu siç do të dilja nga rruga dhe do të filloja të kaloja nëpër të korra, dëgjova një përgjigje shumë të zbehtë ndaj thirrjes sime. Atëherë shpejt kuptova se fqinji im ishte poshtë luginës 70 metra,” tha ajo për Sky Neës. “Ajo kishte kaluar tela me gjemba dhe ishte shtrirë në përrua,ne mendojmë se ajo kishte qenë atje për orë të tëra”.
Më tej, ajo është dërguar në spital dhe ishte në gjendje shumë të mire shëndetësore./abcnews.al