Mund t’ju duket e pazakontë, por në qytezën e Stary Oskol, ekziston një mace gjigante, që peshon sa një fëmijë dyvjeçar.
Macja, e quajtur Kefir, është e racës ‘Maine Coon’ dhe i përket pronares Yulia Minina. Ajo thotë se e bleu Kefirin dy vjet më parë, kur ishte kotele, por gjithsesi daci i bardhë vazhdon të rritet.
“S’mund ta kisha menduar që një kotele të bëhej kaq e madhe. Ajo nuk është vetëm e madhe në paraqitje por është dhe shumë inteligjente dhe sillet shumë butësisht.
Kur miqtë dhe të njohurit vijnë në shtëpi, ajo merr të gjithë vëmendjen dhe i lejon të gjithë ta përkëdhelin, tamam sikur të ishte një qen”, thotë Yulia.
Sipas The Sun, Kefir është tashmë një vjeç e dhjetë muaj dhe peshon 12 kg. Por ajo konsiderohet ende kotele dhe raca e maceve Maine Coons mund të rritet deri në 3-4 vjet./abcnews.al