“Macja”, Edmond Tupja sjell në shqip novelën e francezes Colette: Kur e lexova 20-vjeç, nuk e kuptova mirë

schedule09:44 - 3 Korrik, 2023

schedule 09:44 - 3 Korrik, 2023

Përktheyesi Edmond Tupja ka sjellë në shqip novelën “Macja”, e shkruar nga shkrimtarja e madhe e fillim shekullit të 20-të, Colette.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se këtë libër e ka lexuar për herë të parë në moshën 20-vjeçare dhe pranoi publikisht se në atë kohë nuk e kuptoi mirë.

Sakaq, Tupja ka folur dhe për shkrimtaren Colette, duke mos dashur të ndajë shumë detaje për librin, në mënyrë që të gjithë misterin mes një çifti të martuar dhe maces ta zbulojë vetë lexuesi.

Unë e kam lexuar në moshën 20-vjeçare dhe e pranoj publikisht që nuk e kuptova mirë, ose e kuptova përciptas.

Në sipërfaqe duket si një libër ‘limonad’. Në atë kohë kur e kam blerë unë në vitit 1966-1967, ajo kishte botuar tashmë nja 13-14 libra, mos më tepër, sepse ajo kishte talent, por ajo u martua me një zotëri dhe ai e shtyu të shkruante dhe në atë rast përfitonte të vinte dhe emrin e vetë. Pastaj u nda dhe u martua me një tjetër dhe Coletta ishte një grua, një mendje shumë kureshtare, domethënë ajo donte t’i provonte të gjitha nga jeta dhe i ka provuar të gjitha, aq sa dhe këto gjërat moralisht të parekomandueshme i provonte, si homoseksualiteti, këto gjërat kështu. E donte jetën në të gjitha format e saj. Frymëzohet dhe nga fëmijëria e saj dhe nga rinia e saj”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!