“Ma theve zemrën”, Fjolla Morina humb personin e shtrenjtë

schedule09:13 - 9 Nëntor, 2022

schedule 09:13 - 9 Nëntor, 2022

Fjolla Morina ka humbur një njeri të shtrenjtë. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory. “Zemra ime. Kurrë në jetë nuk kisha dashur ta bëj këtë postim për ty, kështu siç po e bëj sot. Po Zoti e paska shkruar kështu. Zoti të shpërbleftë në lule të parajsës.”, shkroi ajo.

Në një tjetër postim, Fjolla shkruan se personi që ka humbur ka qenë si nënë e dytë për të dhe se nuk do t’i harrojë kujtimet që kanë bashkë. “Zemrën ma theve. Ke qenë nëna ime e dytë dhe kurrë nuk do t’i harroj kujtimet e mira me ty”, është shprehur ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!