Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ma thanë copë, ti je fajtori”/ Rama: Reforma në drejtësi nuk ka dështuar! 100 herë të kthehesha mbrapsht, 100 herë do ta zgjidhja

schedule12:35 - 26 Shkurt, 2026

schedule 12:35 - 26 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste mbi reformën në drejtësi, duke pranuar shqetësimet për efektet anësore, por duke mohuar se ajo mund të konsiderohet një dështim.

Rama theksoi se është i gatshëm të pranojë gabimet personale, por sipas tij, reforma mbetet një zgjidhje e domosdoshme krahasuar me gjendjen para saj.

Kryeministri gjithashtu nënvizoi rolin e grupit parlamentar dhe të institucioneve në udhëheqjen e proceseve ligjore brenda kuadrit kushtetues, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë kolektive dhe vizionit afatgjatë për drejtësinë në vend.



“Nuk rri dot pa e sjell këtu një fakt tjetër. Në një bisedë para shumë ditës, me disa shokët e grupit, mu tha troç se unë duhet të ndjehem përgjegjës për reformën në drejtësi. Mu tha copë. Sepse jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka prodhuar këto efektet e dëmshme anësore. Ka shumë këtu që mendojnë si ata. I përmbledhin të gjitha këto në një fjalë që unë as e kam thënë dhe as do e them ndonjëherë, dështim. Unë e kuptoj zhgënjimin, por ta quash dështim nga mbështetësit mediatikë të saj, por ta quash dështim nga pozitat e grupit projektues dhe miratues të saj, do të thotë që të mos shohësh më lart se dita e sotme. Ndërkohë që unë kam qenë dhe mbetem kokëfortë në bindjet e mia, jam i interesuar të kuptoj se ku kam gabuar. Nuk e kam problem që të pranoj gabimin.

Por, sinqerisht nuk gjej asnjë arsye strategjike se reforma në drejtësi ka dështuar. 100 herë të kthehesha mbrapsht 100 herë do të zgjidhja reformën në drejtësi me të mirat dhe të këqijat e saj, krahasuar me batakun e llahtarshëm, pa dritë dhe pa marrë respektin e askujt. Nuk i hedh unë poshtë shqetësimet, për problematiken e mprehtë të këtyre efekteve anësore të reformës në drejtësi. Detyra jonë është që të udhëheqim, në territorin që kushtetuta na i ka njohur si të pavarësisë sonë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!