Diego Simeone nuk mund të presë gjatë dhe kërkon një goleador race. Trajneri i Atletico Madrid u ka kërkuar drejtuesve një sforco ekonomike për seksionin e dimrit. Dëshira e madhe quhet Edinson Cavani.
AS raporton se “El Cholo” është i dashuruar me sulmuesin uruguaian, të cilit i përfundon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni. Rinovimi nuk ka shanse të ndodhë dhe kampionët e Francës nuk mund ta humbasin me parametra zero 32-vjeçarin, kështu që nuk përjashtohet shitja e tij në merkaton e janarit.
Edhe Manchester United e pëlqen Cavanin, por Atletico ndodhet në avantazh. Spanjollët interesohen prej kohësh për “El Matador” dhe ky i fundit intrigohet nga ideja për të luajtur në La Liga. Drejtuesit e ‘Colchoneros” po përgatisin ofertën e duhur për PSG-në dhe do të bëjnë maksimumin për të plotësuar dëshirën e trajnerit. /abcnews.al