Reperja e njohur Loredana ka treguar gjithmonë se një nga pasionet më të mëdhaja që ka janë tatuazhet.
Në fillim, ajo u komentua shumë nga fansat në rrjetet sociale, pasi realizoi në krah emrin e vajzës në mënyrë gjigante.
Ndërsa sot, reperja ka bërë një tatuazh të ri, i cili po ashtu lidhet me vogëlushen e saj. Loredana ka postuar një foto në Instastory, ku shihet një panda dhe ka shkruar: “Hana e kërkoi kështu që unë e bëra”.
Reperja ka një lidhje shumë të ngushtë me të bijën, pasi nuk nguron të shfaqet me të në çdo rast publikisht./abcnews.al



