Lyejini flokët me këtë përbërës natyral dhe i thoni “lamtumirë” thinjave

schedule14:09 - 16 Maj, 2022

schedule 14:09 - 16 Maj, 2022

Sipas shkencëtarëve, bojërat e flokëve janë plot me shumë kimikate të lidhura me kancerin. Më konkretisht, 87 nga 100 femra që lyejnë flokët rregullisht kanë vuajtur nga kanceri i gjirit!

Alternativat natyrale mund të mos ju japin të njëjtin rezultat për sa i përket qëndrueshmërisë, por ato patjetër do t’i bëjnë flokët tuaj më të fortë dhe më të shëndetshëm. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, bojërat konvencionale të flokëve përmbajnë më shumë se 5000 kimikate dhe shumica e tyre janë kancerogjene…

Kafeja, nga ana tjetër, është jashtëzakonisht e dobishme për flokët tuaj. Mund t’ju japë rezultatet e dëshiruara dhe gjithashtu mund të stimulojë rritjen e flokëve tuaj, gjë që u konfirmua nga një studim i botuar në International Journal of Dermatology në janar 2007.

Si ta përdorni kafen për të lyer flokët

  • Përgatitni një kafe të fortë organike normalisht.
  • Lëreni të ftohet.
  • Përzieni 2 lugë kafe, 2 filxhanë kondicioner natyral dhe 1 filxhan kafe të ftohtë që keni përgatitur më parë.
  • Aplikojeni përzierjen në flokët tuaj dhe lëreni për 60 minuta. Do t’i japë flokëve tuaj një ngjyrë të mahnitshme çokollate, pa ndikuar në cilësinë e tyre.

Larja me shampo:

  • Fillimisht lani flokët me shampo dhe më pas aplikoni kafe.
  • Lëreni të veprojë për 20 minuta.
  • Shpëlajeni me uthull molle.
  • Në fund, shpëlani flokët me ujë të vakët. Nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin, përsërisni procedurën pas disa ditësh./abcnews.al