Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Luzitanët sigurojnë kualifikimin”/ EURO 2024, Çipi: Portugalia, fitore të merituar ndaj Turqisë

schedule20:15 - 22 Qershor, 2024

schedule 20:15 - 22 Qershor, 2024

Ish futbollisti Kreshnik Çipi e cilësoi të merituar fitoren e Portugalisë ndaj Turqisë, ndeshje e vlefshme për grupin F në EURO 2024, ku “luzitanët” siguruan kualifikimin për në fazën e 1/16-ave.

Në një intervistë për “Sport Center” në ABC News, Çipi u shpreh se Portugalia ka lojtarë të talentuar.

Sipas Çipit, Ronaldo është kthyer në altruist dhe po i shërben më shumë ekipit.

“Portugalia ka super talente, të detyrojnë të gabosh. Portugalia të detyron të shkosh aty ku ajo do. Fitorja ishte me meritë. Portugalia e kishte të merituar. Mbetet për t’u parë. Dy ndeshjet e para nuk na tregojnë gjë. Ronaldo është tepër egoist, por është ai momenti që nuk ia lejon të bëjë veprimin e duhur dhe tregohet altruist, i shërben fare mirë skuadrës. Rol që i shkon në moshën që është tani. Duhet të kesh cilësi të veçanta të luash me këta lojtarë. Duhet të kesh elementin fizik, është numri një. Duhet të tentosh t’i prishësh topin, para se ta kapë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!