U luajtën ditën e sotme 7 ndeshje të javës së 17 të Kategorisë së Dytë. Në grupin A bie në sy fitorja e thellë e Sopotit të Librazhdit me shifrat 8-1 ndaj Shënkollit të vendit të nëntë, teksa spikat tripleta e Çotës.
Ndërsa vendi i parë në renditjen e grupit A, Shkumbini, nuk ka arritur të fitojë sot. Peqinasit u ndalën nga një tjetër kundërshtar direkt, Luzi 2008, me shifrat 2-2 falë një golin fund, duke i dhuruar kreun e renditjes Sopotit. Në ndeshjen tjetër Klosi mundi minimalisht Lirinë.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Ada ndaj Valbonës. Ndërkohë Mirdita barazoi me Internacional Tirana, ndërsa Gramshi mposhti në transfertë Bulqizën me shifrat 2-3. Ndeshja e vetme e grupit B, ajo mes Delvinës dhe Naftëtarit u mbyll me shifrat 0-1. /abcnews.al