Këngëtarja e njohur spanjolle Luz Casal, do të mbajë një koncert koncert live në Tiranë. Legjenda e muzikës spanjolle do të interpretojë hitet e saj më të njohura ndër vite, por do të këndojë edhe shqip në duet me këngëtarin Ardian Trebicka.
Për herë të parë mban koncert në Tiranë legjenda e muzikës spanjolle Luz Casal. Ajo thotë se ndihet e emocionuar në skenën e veçantë të amfiteatrit. Këngëtarja e famshme spanjolle e viteve ’80-të, ka një karrierë të pasur e të larmishme, që në fillesat e saj, janë lidhur edhe me muzikën e baletin. Kulmin e suksesit, Luz Casal do ta njihte në deputimin e kolonës zanore, të një prej filmave të regjisorit të njohur Pedro Almodovar, “High Heels”, me këngën “Piensa en mi”.
Për publikun kryeqytetas, ajo ka përzgjedhur një repertor të larmishëm. Por nuk do të mungojnë surprizat sëbashku me këngëtarin shqiptar Ardian Trebicka.
Në vitin 2010, e prekur nga sëmundja e tumorit në gji, këngëtarja u detyrua të tërhiqej turet e koncerteve. Casal, më vonë, u rikthye më e fortë se kurrë dhe për këtë ka një mesazh për të gjitha vajzat e gratë që u është dashur të përballën me betejën kundër kësaj sëmundjeje.
Këngëtarja e njohur Luz Casal numëron 20 albume, 80 milionë disqe të shitura dhe është përfaqësuese e fushatave “kujdesuni për veten, për gratë”./ABC News Albania 24/7