LIVE/ Ndodh e papritura me ciklonin në Greqi, “shpëton” Athina

schedule10:16 - 18 Shtator, 2020

schedule 10:16 - 18 Shtator, 2020

Cikloni “Ianos” ka goditur tashmë brigjet e Greqisë duke sjellë dëmtime në infrastrukturë në ishujt e Kefalonisë dhe Zakynthos.

Cikloni i goditi brigjet greke në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm me orën lokale.

Por, meteorologët kanë bërë një zbulim të papritur në lidhje me rrugëtimin e tij.

LEXO EDHE: VIDEO/ Cikloni godet brigjet greke, çfarë po ndodh në zonat e prekura

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, meteorolohët grekë kanë zbuluar mëngjesin e sotëm se cikloni ka ndërruar itinerar duke mos vijuar në drejtim të Atikës dhe përmes Greqisë, shkruan abcnews.al.

LEXO EDHE: Përkeqësohet moti në Jon, ndiqeni LIVE “rrugën” e ciklonit mesdhetar

Nikos Hardalias shprehet për “Zougla” se cikloni do të qendrojë për 6 deri 9 orë në gjirin e Patras dhe më pas do të vijojë për në itinerarin e ri të tij.

Sipas meteorologëve grekë, cikloni do të vijojë më në jug të tokës greke duke vijuar në zonën e Mesinisë dhe më pas në territorin në perëndim të Kretës.

Cikloni ka një “sy” me perimetër 50 kilometra, ndërsa erërat në atë zonë kanë një shpejtësi rreth 90 km/h sipas meteorologëve.

Ndiqni LIVE rrugëtimin e ciklonit përmes Greqisë

/abcnews.al