Luuk de Jong transferim “skarco”, Xavi e dëshiron jashtë ekipit

schedule17:53 - 9 Nëntor, 2021

schedule 17:53 - 9 Nëntor, 2021

Sipas gazetës spanjolle “ Sport”, sulmuesi holandez nuk e ka shumë të gjatë qëndrimin tek klubi katalan.

I transferuar me ngulm nga Koeman në merkaton verore, Luuk de Jong ka zhgënjyer me performancën e tij. Deri më tani ai ka luajtur në total 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, por minutat për të nuk kanë qënë asnjëherë të plota. Në ato pak ndeshje që ka luajtur ai ka lënë për të dëshiruar në fushën e lojës.

Xavi Hernandez kërkon që sulmuesi të largohet nga klubi në huazim apo në shitje nuk është një problem, por thjesht ai po bënë me dije se 31-vjeçari nuk ka vend në ekipin e tij./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!