Një zyrtar i lartë i ushtrisë së SHBA-ve ka deklaruar se Rusia aktualisht po përdor municione të vjetra të prodhuara dekada më parë, dhe gjasat që ato të funksionojnë janë shumë të pakta.
“Rusët po nxjerrin nga rezervat e tyre të municioneve të vjetra, gjë që sugjeron se ata janë të gatshëm të përdorin këto municione të vjetra, disa prej të cilave janë prodhuar më shumë se 40 vjet më parë”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.
Më tej zyrtari thekson se kur rusët t’i përdorin këto municione duhet të luten me shpresën që ato të qëllojnë.
/Abcnews.al/