Lushnje/ Kanosën dhe i morën makinën 41-vjeçarit, shpallen në kërkim autorët

schedule09:49 - 30 Maj, 2025

schedule 09:49 - 30 Maj, 2025

Lushnje- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasit 46 vjeç dhe 31 vjeç, të dy banues në fshatin Karbunarë.

Një 41-vjeçar, ka kallëzuar se këta shtetas e kanë kanosur dhe i kanë marrë automjetin.

Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël Kokaine. Po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!