Lushnje, fluks aplikimesh për kompensimin e qumështit të blegtorëve

schedule14:51 - 3 Maj, 2019

schedule 14:51 - 3 Maj, 2019

Në Lushnjë fermerët që dorëzojnë qumështin në fabrika janë në pritje të vlerës së kompensimit, sipas skemës së subvencionit 10 lekë për një litër. Pavarësisht se kanë dyshime për zbatimin e saj, ata çdo ditë plotësojnë formularët.

Protestuan dhe fituan njohjen e 10 lekëve si kompensim.

Të paktën kështu ka ndodhur nëpër letra për blegtorët.

Në Lushnjë, kanë nisur subvencionet e qumështit. Në ambientet e AZHBR- agjencia e zhvillimit të bujqësisë rurale- hyjnë e dalin  fermerë e blegtorë me dokumente nëpër duar.

Ata plotësojnë formularët e vet-deklarimit për prodhimin e dorëzuar në fabrika.

Na kanë thënë që do na subvencionojnë 100 lekë për litër ndaj dhe po bëjmë gati dokumentacionin”, u shprehën disa fermerë aplikues.

Dokumentacioni u është thjeshtuar, por jo problemi. Grumbulluesit u kanë ulur çmimin e qumështit, nga 48 lekë për litër që ishte një muaj më parë ka zbritur në 38 lekë.

Diferenca u është premtuar se do tu kompensohet. Shuma varet nga sasia e qumështit të shitur, por ka prej tyre që janë dyshues sepse të njëjtën gjë bënë edhe kur u premtua të shtonin krerët e gjedhëve dhe kompensimi nuk u dha kurrë.

“Jemi të zhgënjyer, i kemi mbyllur dhe herë të tjera dokumentet për shtimin e krerëve dhe nuk kemi marrë asgjë derisa u detyruam të shisnim lopët”, deklaruan disa aplikues të tjerë tyre.

Situata vjen e tillë pas tre protestave të mëdha organizuar një muaj më parë nga të gjithë blegtorët shqiptarë në Lushnje. Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural vendosi të subvencionojë 10 lekë për litër qumështi  dorëzuar në pikat e përpunimit, pavarësisht numrit të krerëve të bagëtive që ka çdo aplikues.

Vetëm në rrethin e Lushnjës numërohen rreth 26 mijë blegtorë që shesin qumështin, të cilët duhet të aplikojnë deri më 10 maj të këtij viti./ABC News Albania 24/7 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!