Lushnjë, festë për 13-vjeçaren që fitoi medalje ari

schedule13:39 - 4 Maj, 2018

schedule 13:39 - 4 Maj, 2018

Një 13-vjeçare nga Dushku i Lushnjes ka fituar vendin e parë dhe ka marrë një medalje ari në sportin e karatesë. Kampionati ballkanik u zhvillua në Beograd.

13 vjeçe dhe ka fituar medaljen e arit. Ermelinda Kadiu, nga Dushku i Lushnjes, shpallet kampione Ballkanike e Karatesë për vitin 2018.  Ajo ka pesë vite që stërvitet dhe ka marrë pjesë në shumë kampionate. Por 13-vjeçarja ia arriti të fitojë garën finale me konkurrenten nga Bosnja, në kampionatin e zhvilluar në Beograd më 27-30 Prill.

Karateistja e vogël ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e saj, të merren me sport dhe jo me rrjetet sociale.

Për këtë qëllim, Shkolla e Mesme e Bashkuar në Dushk, i ka rezervuar kampiones një festë, duke i dhënë edhe certifikatën e mirënjohjes. Trajnieri i ekipit të karateseë, Lirim Dedej, tregon se Ermelinda fitoi garën mes 800 konkurenteve të tjerë nga 10 shtetet ballkanike, në peshën 39 kilogramë.

Shqipëria në kampionatin e 23 Ballkanik të karatesë fitoi dy medalje ari. Përveç vajzës nga Dushku, edhe djali nga Peqini Dejan Asalla, u shpall kampion në këtë sport për grupmoshat 10-13 vjeçare. Në këtë event, ekipi shqiptar u përfaqësua me 15 sportistë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!