Një 28 vjeçar nga Lushnja u arrestua sepse kishte marrë peng ish-gruan e tij. Denoncimi u bë nga babai i 27 vjeçares në Komisariatin e Policisë së Lushnjës. Sipas informacionit zyrtar autori Marjus Musaku i cili është vendosur në pranga sëbashku me një person tjetër morën peng dhe e mbanin të fshehur në Durrës 27 vjeçaren. Pas disa kontrolleve policia arriti të gjejë gruan dhe të vendos në pranga autorin kryesor si dhe të shpallë në kërkim autorin e dytë. Nuk dihen shkaqet e kësaj pengmarrjeje por sipas të dhënave të deritnashme, e gjitha ka ndodhur sepse 27 vjeçarja nuk pranonte të bashkohej me ish-burrin e saj. /abcnews.al
Lushnjë, arrestohet 28 vjeçari, mori peng ish-bashkëshorten
schedule10:21 - 10 Nëntor, 2018
schedule 10:21 - 10 Nëntor, 2018