Lushnje- 43-vjeçari Fabjol Hysi është goditur disa ditë më parë nga dy persona. Ngjarje kjo e ndodhur në Lushnje.
Ndërkohë është mësuar se Fabjol Hysi, 43 vjeç me aftësi të kufizuara (shurdh-memec) vijon të jetë i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, pas goditjes që ai mori në kokë nga dy persona më datë 20 mars.
Deri më tani ai është gjendje stabël, por vijon te jetë nën kontrollin intensiv të mjekëve.
Për sa i përket ngjarjes janë arrestuar dy dhunuesit Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç). Në polici ata kanë pranuar fajin duke treguar se si ka ndodhur ngjarja.
Ata kanë thënë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me 43-vjecarin të cilin e njihnin më parë. Në këtë moment ata kanë thënë se 43-vjecari i ka ofenduar.
Fillimisht ka nisur një tallje me të për shaka, por në momentin që Fabjol Hysi i ka ofenduar aty e kane goditur me grushte. Dyshohet se për shkak të dhunës 43-vjeçari ka përplasur kokën ne një cep muri ç’ka i ka sjell edhe dëmtimin e rëndë në kokë.