‘Kosherja’ nisi sezonin e ri të dielën e kaluar dhe aktorët erdhën me plot personazhe të reja. Erjona Kakeli, Alba Shtembari dhe Ermir Hoxhaj treguan për “Abc e Pasdites” mbi surprizat e këtij sezoni dhe se si kishte nisur për ta. Të tre pranuan se kësaj here kishin emocione pasi në skenë ishte edhe publiku, por nga ana tjetër shtuan se kjo gjë i jep shumë energji gjatë rolit të tyre.
Si i menaxhojnë emocionet e premierës? Ermiri tregoi se për të mposhtur emocionet apo sikletet e premierës luan me lojërat në telefon, Llazina pi shumë ujë, ndërsa Erjona shkruhet me Salsanon. Por, Erjona rrëfeu se kësaj here ndryshe nga çdo herë tjetër i shkruajti bashkëshortit pas interpretimit.
“Mesazhi që i shkruajta ishte “ia dola” sepse ai më tha mos e ki fare problem tani do e kuptosh se sa më bukur është kur ke spektator”. A ka një betejë në familje duke qenë se janë në dy show spektaklesh të ndryshëm apo dhe konkurrentë? Ka një betejë për klikime?
“Do t’i shikosh pak klikimit sepse është masa dhe duhet të jesh në mes të kësaj, sepse nuk mund të prishësh cilësinë dhe të mos thuash asgjë. Jemi këtu dhe detyra jonë është që të edukojmë”. Sipas saj, edhe po të zhvishesh nuk do të thotë asgjë sepse nuk duhet të kalohet sensi i masës.
Nga ana tjetër Alba, e cila është e njohur me rolin e Llazinës, theksoi se nuk e priste suksesin e madh në Tik-Tok. Me shaka tha se disa lushnjarë edhe ishin mërzitur me të edhe pse asgjë s’është personale. Në lojën “E mendoj apo S’e mendoj”, Ermiri tha se mendon sa paguhen të tjerët krahasuar me të ndërsa vajzat nuk dhanë detaje.
Për më shumë detaje dhe batuta nga biseda ndiqni videon në Youtube.
/abcnews.al