Lushnja merr vendin e dytë, pasi mposhti Elbasanin e vendit të fundit me rezultatin e pastër 3-0. Magani ishte ai që hapi takimin, kurse fatet e kësaj përballjeje i “vulosi” Branica me golin e dytë. Në fund Ferhati realizoi edhe një autogol në portën e Elbasanit. Fitore e rëndësishme për Besën, që ia ka dalë në një transfertë të vështirë me Shënkollin. Braziliani Gonzalez i dha fitoren kavajasve. E vetmja ndeshje pa gola ishte ajo e luajtur në Cërrik, mes Turbinës dhe Orikut.
GOLEADA – Devolli shënoi që në fillim me Da Motta me penallti, ndërkohë që me nisjen e pjesës së dytë Rapo realizoi sërish për skuadrën nga Bilishti. Skuadra vendase ka reaguar menjëherë, duke shënuar fillimisht me Xhymertin golin që hapi takimin.
Më pas kapiteni Ledio Doçi ka realizuar edhe dy herë të tjera për tre minuta. Iliria e ka parë veten në epërsi për disa minuta, pasi Hasani për Devollin i çoi shifrat në 3-3.
FITORJA E FIERAKËVE – Apolonia ia ka dalë të fitojë në shtëpi me Pogradecin (ndeshja nisi ne orën 13:00) në një ndeshje shumë të luftuar. Fierakët triumfuan me rezultatin 2-0 dhe me këto tre pikë marrin vendin e parë. Skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi gjeti epërsinë që në pjesën e parë.
Aleksandros Zaimaj shënoi me penallti pas 21 minutash lojë dhe tentoi të shënonte edhe golin e dytë, Ai erdhi vetëm në minutat shtesë, kur Mario Gjata mposhti sërish portierin kundërshtar dhe bëri që stadiumi “Loni Papuçiu” të shpërthente në festë. /abcnews.al
GRUPI B
Iliria-Devolli 3-3
Shënues: Xhymerti 51′, Doçi 57′, 60′ / Da Motta 11′ (pen.), Rapo 49′, Hasani 67′
Turbina-Oriku 0-0
Lushnja-Elbasani 3-0
Shënues: Magani 52′, Branica 71′, Ferhati 90′ (aut.)
Shënkolli-Besa 0-1