Lushkja te Sheriff Tiraspol? E konfirmoi trajneri Mirel Josa

schedule17:15 - 23 Janar, 2022

schedule 17:15 - 23 Janar, 2022

Laçi arriti të fitonte me shifrat 4-2 përballë kampionëve të Teutës. Një sfidë qe i pozicionoi kurbinasit në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Një nga lojtarët kryesorë të ekipit të Mirel Josës, ishte edhe Regi Lushkja, i cili është kthyer në idhullin e tifozëve kurbinas.

Mesfushori i cili së bashku me Deliun dhe Shehun ka formuar një 3-she të fortë në mesfushën e Laçit, po luan ndeshjet e fundit me skuadrën laçiane. Siç duket kjo 3-she do të shpërbëhet, dhe lojtari i cili do “braktisë” mesfushën e kurbinasve do të jetë fantazisti i skuadrës.

Regi Lushkja do të provojë një eksperiencë të re në Moldavi, te Sheriff Tiraspol,  skuadër që këtë sezon mposhti në Champions League Real Madrid me rezultatin 2-1.

Siç raportohet akordi mes palëve është arritur dhe ditët e ardhshme pritet që 25-vjeçari të udhëtojë drejt Moldavisë për të mbyllur edhe detajet e fundit të marrëveshjes mes tyre.

Këtë lajm e konfirmoi edhe trajneri Josa pas ndeshjes me Teutën ku u shpreh se lojtari do provojë një eksperiencë jashtë dhe tani te Laçi kanë filluar të kërkojnë edhe zëvendësuesin e tij.

Mesfushori kavajas u bë pjesë e Laçit që në vitin 2016 duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të kurbinasve gjatë këtyre viteve, duke ndihmuar skuadrën me gola dhe asiste. /f.a/abcnews.al