Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës shtroi drekë për personat në nevojë që frekuentojnë qendrat e saj sociale. Kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me këngëtarin Noizy shërbyen drekën në qendrën sociale në Kombinat nga ku kryetari i bashkisë përcolli mesazhin për më shumë solidaritet me njerëzit në nevojë. “Sot bëmë diçka të vogël me dashuri të madhe, që shpresoj se do të kopjohet nga të gjithë. Besoj se kjo energji dhe kjo dashuri që na frymëzon vepra e Nënë Terezës, të lërë një impakt në qytetin tonë dhe në çdo cep të Tiranës ku ka nevojë për më shumë solidaritet”, tha Veliaj. Bashkia e Tiranës, sipas zyrës së shtypit, e cila shpërndau filmimet për mediat aktualisht ka hapur 7 qendra sociale ku ofrohet një vakt i ngrohtë dhe kujdes shëndetësor.
Lumturimi i Nënë Terezës
schedule16:23 - 19 Tetor, 2017
schedule 16:23 - 19 Tetor, 2017