Lumturimi i dy martirëve, reagon Papa: Ky shembull i forcoftë çdo krishter që persekutohet për fenë

schedule13:40 - 17 Nëntor, 2024

schedule 13:40 - 17 Nëntor, 2024

Një ditë pas lumturimit të dy martirëve në Shkodër të Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paluqi ka reaguar edhe Papa Françesku.

Në fjalën e tij gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, Papa Françesku, u shpreh para mijërave besimtarëve se shembulli i këtyre martirëve, duhet të  forcojë çdo të krishter që persekutohet për fenë.

“Të dashur vëllezër dhe motra,  dje në Shkodër janë shpallur të lume dy martire Luigi Palia, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minore dhe Dom Gjon Gazulli meshatar dioqezan. Viktima të persekutimiut fetar të shekullit të XX. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishter që në kohën e sotme janë të persekutuar për fenë”, theksoi Papa.

Dy martirët Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq u shpallën të lumë këtë të shtunën në meshën solemne në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, ku u drejtua nga i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut, eminenca e tij Kardinal Marcello Semeraro.

At Luigj Paliq, vrarë nga ushtarët malazez dhe Dom Gjon Gazulli varur nga Leka Zogu i Parë nga 16 nëntori janë tashme të Lum të Kishës. Me dekret të Papa Françeskut kisha katolike shqiptare ka tashmë 40 martirët e saj.

Në meshë ishin të pranishëm ipeshkvijtë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë.

Pas 38 martirëve që u shpallën të lumë në vitin 2016, bashkë me Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli numri i tyre shkon në 40.  Ky është një moment historik dhe i lavdishëm për kishën katolike në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!