Nga Leontina Nika
Me artisten revolucionare e cila theu kornizat e kohës jo se nuk provoi realizmin socialist, por nuk u përshtat kurrë me të. Ngjyra e forma dorëzoheshin para syrit dhe mendjes së artistes rebele, Lumturi Blloshmi. Këto elementë bënë që Ministria e Kulturës të përzgjdhë pikërisht këtë artiste për tu përfaqësuar në edicionin e 59 të Bienales së Venecias.
Ky prezantim vjen edhe si homazh për piktoren dhe shumë artistë të tjerë të cilët humbën betejen me Covid-19, thekson Margariti.
Pavioni shqiptar nën titullin Lumturie Blloshmi. Nga e para ,do të kurohet nga Adel Demetja, e cila ka bashkëpunuar vitet e e fundit me Blloshmin dhe synon të çojë në Venecia frymën e artistes me forcë dhe provokim, por ëndrra e saj është realizimi muzeun e saj
Prezantimi është konceptuar në tre pjesë krahas prezantimit të punëve emblematike dhe jetës së saj e ripozicionuar në historinë e artit kombëtar dhe ndërkombëtar. Do jetë edhe arkivi virtual duke sjellë më afër mjedisin krijues të artistes. Si dhe do të krijohet një dokumentar estetik. Pavijoni shqiptar është i mirëvendosur brenda kuadrit politik, artistik dhe konceptual të “ Qumshtit të ëndrrave” të Binales së Venecias. /abcnews.al