Lumir “hajvani” refuzon Albin “trimin”/ Abdixhiku tallet me ofertën serioze të Kurtit

schedule19:23 - 8 Prill, 2025

schedule 19:23 - 8 Prill, 2025

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për takim konsultativ në përpjekje për të arritur një marrëveshje për të formuar qeverinë e ardhshme.

Në një postim në rrjetet sociale Abdixhiku tha se kishte pranuar një letër nga Kurti të hënën, por vendosi ta refuzojë takimin për shkak të gjuhës që Kurti ka përdorur ndaj LDK para dhe gjatë fushatës.

“Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim”, tha Abdixhiku.

Vetëvendosje po kërkon çdo aleatë të mundshëm për të formuar një qeveri, pasi dështoi të siguronte një shumicë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca mblodhi të martën përfaqësuesit e partive politike dhe e pranoi hapur se Vetëvendosjes i duhet edhe opozita për të pasur qeverinë.

Ftesën ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës Konjufca e quajti rastin më normal në një shoqëri demokratike dhe konfirmoi se iu është dërguar edhe partive të tjera.

Por kjo ftesë nuk është dukur normale për lidhjen demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun, i cili refuzoi pas fyerjeve që Albin Kurti ka përdorur vazhdimisht ndaj kundërshtarëve, të cilët tashmë kërkon ti bëjë aleatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!